75 Mall Live Search
15:05 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Covid u merr jetën edhe 12 qytetarëve të Kosovës

IKShPK sapo ka publikuar raportin 24 orësh me numrin e rasteve të personave të prekur me Covid. Vetëm sot janë shënuar 728 raste të reja, ndërsa me fatalitet kanë përfunduar 12 persona.

Rastet e vdekjeve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.

Në total numri i personave të vdekur deri më tani nga Covid 19 ka shkuar në 732.