Covid19 nuk po i “ndahet” Evropës, shtohen rastet për 9%

Numri i të infektuar me Covid19 në periudhën e fundit është rritur me nëntë për qind në 53 vende evropiane javën e kaluar, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton IndeksOnline.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Dr. Hans Kluge tha se kishte më shumë se një milion raste javën e kaluar, raportoi AP.
Ai vuri në dukje se kërcimi në raste ishte veçanërisht i dukshëm në Evropën Qendrore dhe Lindore, por disa vende të Evropës Perëndimore gjithashtu vunë re një rritje të numrit të njerëzve të infektuar.