Covid-19, statistikat globale- 334 mijë të infektuar brenda ditës, mbi 10 mijë të vdekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 334.000 njerëz u sëmurën me Covidin-19 gjatë ditës së djeshme, ndërsa 10.700 vdiqën.
Amerika e Jugut dhe Veriut janë në krye të numrit të rasteve në 24-orët e mëparshme, me më shumë se 42 për qind të pacientëve (143.036), ndjekur nga Evropa (128,115).
Vetëm në Gjermani u raportuan 10 mijë e 237 raste të reja e 666 të vdekur sic shkruan B92.
Në Gjermani nga fillimi i pandemisë e deri tani në total janë infektuar 2.310.233 persona, ndërsa kanë vdekur 63.635.