75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / AR

Ç’po ndodh me Elton John-in?

Elton John ka ndarë detaje për një problem shëndetësor që e ka lënë pjesërisht të verbër. Muzikanti 77-vjeçar humbi shikimin në syrin e tij të djathtë për shkak të një infeksioni të rëndë gjatë verës, duke e ndikuar ndjeshëm jetën dhe punën e tij.

Ai tregoi në një intervistë për Good Morning America se ka kaluar katër muaj pa mundur të shohë dhe se syri i tij i majtë nuk është në gjendjen më të mirë. Infeksioni ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e projekteve të tij muzikore, pasi ai ka qenë i paaftë të lexojë ose të shikojë televizor.

Në shtator, Elton John kishte zbuluar për herë të parë luftën e tij me këtë shëndetësor, duke e përshkruar si një proces të ngadaltë shërimi. Megjithatë, ai ka mbetur optimist dhe i fokusuar në projekte të tjera, si promovimi i dokumentarit të tij të ardhshëm.