75 Mall Live Search
22:13 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Ç’po ndodh në Ukrainë? Ndizen sirenat e alarmit pas sulmit në Kharkiv, ndërpritet rryma dhe uji

Ndërprerjet e energjisë dhe ujit goditën shumë zona të rajonit Kharkiv të Ukrainës verilindore, ndërsa forcat ruse goditën infrastrukturën strategjike, tha guvernatori i rajonit, duke bërë kështu që sirenat e alarmit të bien në të gjithë vendin.

“Forcat pushtuese ruse goditën infrastrukturën jetike në qytetin dhe rajonin e Kharkiv”, shkroi Oleg Sinekhubov në Telegram.

“Në shumë qendra të banuara nuk ka furnizim me energji elektrike dhe ujë. Zjarret kanë shpërthyer pas këtyre sulmeve dhe shërbimet e urgjencës po merren me zjarret”, shtoi ai.