75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

CR7 ka më shumë ndjekës të rremë se çdo futbollist dhe fiton para prej tyre

Ndjekësit e rremë janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë, por bëjnë të duket se një personazh publik ka shumë influencë.

Cristiano Ronaldo ia kalon kolegëve të tij si Messi dhe Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 400 milionë ndjekësish në Instagram.

Kërkimi u bë nga rrjeti i zbulimit të kredibilitetit grin.co për të zbuluar numrin e ndjekësve të rremë për çdo futbollist.

Ronaldo renditet i pari me 92.46 milionë ndjekës të rremë, që sipas ekspertëve përbëjnë 23% të numrit total.

Nga totali i tij prej gati 2 milionë dollarë për çdo postim, më shumë se një e katërta vijnë nga ndjekësit e rremë.