75 Mall Live Search
13:23 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / mp

Cramon: Barikadat duhet të hiqen

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë  se barrikadat e vendosura nga serbët në veri, duhet të hiqen, në mënyrë që sipas saj, të ulet përshkallëzimi i situatës.

Ajo shkroi në Tëitter të hënën se rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në Kosovë, duhet të jetë prioritet.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj EULEX-it. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun, i udhëhequr nga BE-ja”, shkroi ajo. /IndeksOnline/