75 Mall Live Search
19:03 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / S Z

Cramon: Sundimi i ligjit është thelbësor për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit.

“E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale. Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimi e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në ‘X’.