Cremonese e sfidon Lazion për Ardian Ismajlin, fillojnë kontaktet e para me mbrojtësin shqiptar

Skuadra e Cremonese është interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Ismajli në fund të këtij muaji mbetet pa kontratë dhe do largohet zyrtarisht nga Empoli, shkruan Indeksonline
Prandaj ekipi që ka siguruar Serie A për sezonin e ri 2025/26, Cremonese ka nisur kontaktet e para me mbrojtësin “kuqezi”.
Ismajli kërkohet edhe nga skuadrat tjera, madje favorite për t’i siguruar shërbimet e tij shihet Lazio./Indeksonline/
