75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / OSH

Cricket publikon mini-albumin “In The Middle”, me pesë këngë të reja

Producenti i njohur, Cricket ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Donat Prelvukaj (emri i vërtet) ka sjell për fansat mini-albumin e dytë me radhës që mban titullin “In The Middle”.

“EP” përmban gjithsej pesë këngën, në të cilën është përfshirë edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Argjentina Ramosaj.

Ky projekt muzikor fillimisht është publikuar dhe mund të dëgjohet në platformën Spotify.

“Who am i”, “Special”, “Signals”, “Can’t love myself” dhe Doudou”, janë titujt e këngëve të mini-albumit të producentit.

Ndërkohë, kujtojmë që producenti po e përmbyll një vit të suksesshëm me disa projekte të lansuara dhe me shumë angazhime.

Ndryshe, sa i përket jetës private, Cricket është i martuar dhe baba i një vajze.