Cristiano dhe Georgina i shijojnë disa ditë pushim në Sardinia
Pasi Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga Portugalia për ndeshjet e ardhshme, lojtari ka vendosur të pushojë këto ditë.
Numri 7 i famshëm është duke i shijuar disa ditë pushim me partneren e tij, Georgina Rodriguez në Sardinia.
Kjo është hera e parë që Ronaldo pushon prej kalimit në Juventus këtë verë dhe ai është duke tentuar ta harrojë faktin që nuk ka shënuar ende gol në Serie A, transmeton IndeksOnline.
Georgina Rodriguez është shoqëruesja e tij dhe ajo së fundmi ka postuar një mesazh në Instagram.
”Një përqafim i ngrohët bën që të ndjeheni mirë kur keni të ftohët, të dua Cristiano”, shkroi modelja e njohur.
Kjo nuk është deklarata e parë ku ajo i shpreh dashurinë Cristianos në rrjetet sociale, pasi që ajo është duke bërë shumë postime në drejtim të portugezit kohëve të fundit./IndeksOnline/