75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / B O

Cristiano Ronaldo arrin rekordin në Instagram

Cristiano Ronaldo është bërë njeriu i parë që ndiqet nga 400 milionë njerëz në Instagram. Ylli i futbollit ka prekur sot shifrën rekorde, duke lënë prapa Lionel Messin, Ariana Granden dhe Selena Gomez.

Këtë sukses e arrin vetëm dy ditë pasi festoi ditëlindujen e 37-të. Ronaldo është rritur shumë në rrjete sociale pas rikthimit te Manchester United.

Në shtator të vitit të kaluar ai ndiqej nga 237 milionë ndjekës, ndërsa tani ka kapur shifrën e 400 milionëve./Indeksonline/