Cristiano Ronaldo blen veturë të re, çmimi është i frikshëm

Përpos si një futbollsit i suksesshëm dhe profesionalist, Cristiano Ronaldo shpeshë herë bëhet lajm edhe për jeten e tij private.
Ylli porugez ka marr vëmendjen në rrjetet sociale pasi është bërë me një veturë të re super lokuzoze, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Al Nassr, ka blerë një Ferrari Purosangue.
Ronaldo ka befasuar mbi 617 milionë ndjekësit e tij në Instagram me dy imazhe të reja. Në të parën ai shfaqet me vajzën e tij Bella Esmeralda, të cilën e mban në krahë me një buzëqeshje të madhe. Nga ana tjetër, në të dytën, ai shfaqet pikërisht me makinën e tij të re, një model i ri i firmës Ferrari, Purosangue.
Sa i përket Ferrarit, ai ka një motor V12 me aspirim natyral me 715 kuaj fuqi dhe aftësinë për të arritur 100 km/h në vetëm 3.3 sekonda.
Çmimi i veturës është rreth gjysmë milion euro apo më saktësisht 440.000 euro, dhe mund të jetë më e lartë nëse kërkohet personalizime shtesë.
Cristiano Ronaldo mund të mburret se ka një koleksion makinash më shumë se të lakmueshme. Nga Aston Martin te Lamborghini, përmes Rolls Royce dhe Mercedes./IndeksOnline/