09:55 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / C E

“Cristiano Ronaldo është një alien”

Ish-lojtari i Manchester United, Louis Saha ka folur në eventin e SIGA-s për Cristiano Ronaldon, me të cilin luajti në periudhën e parë me skuadrën angleze.

Solskjaer duhet të jetë shumë i lumtur me rikthimin e tij, sepse ai është një alien. Ai mund të luajë në çdo ekip apo ligë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ai ka atë përkushtim dhe sakrificë që askush tjetër nuk e ka. Dhe nëse ka një lojtar me ndikim në botë është Cristiano Ronaldo”, ka thënë Saha.

Në lidhje me kohën e tyre bashkë, ai komentoi se “marrëdhënia ime me të ishte e lehtë, sepse ne të dy ishim punëtor. Nëse nuk të pëlqen si partner, kjo është sepse nuk je punëtor, është kaq e thjeshtë. Është e pamundur të mbroni atë. Pas 90 minutash ju mendoni se ai ende mund të shënojë një gol dhe nëse i duhet të shënojë pesë në një lojë, ai e bën atë. Ai është një makinë!”. /IndeksOnline/