75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Cristiano Ronaldo fiton çmimin e madh në Arabi

Cristiano Ronaldo po kalon një sezon fantastik në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al Nassr.

Sulmuesi portugez ka shënuar 12 gola deri më tani në 10 ndeshje, duke mbajtur mbi supe ekipin e tij, ku aktualisht është lider i tabelës, shkruan IndeksOnline.

40-vjeçari ka marr çmimin kryesor në kampionatin arab, ”Këpucën e Artë”, një çmim individual në futboll që i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit në Saudi Pro League.

Ronaldo po tenton të thyej një rekord personal duke shënuar 1000 gola në karrierë, ku aktualisht është në shifrën e 965 golave./IndeksOnline/