75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 03 Shtator 2021 / A. A

Cristiano Ronaldo futet në librin ‘Guinness’, për rekord botëror

Cristiano Ronaldo të mërkurën arriti një rekord historik në futboll.

Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtare, duke arritur 111 gola.

Ylli portugez zyrtarisht ka hyrë në librin ‘Guinness’ për këtë rekord.

“Faleminderit Rekordeve Botërore Guinness. Gjithmonë është kënaqësi të njihesh për thyerje të rekordeve botërore. Le të provojmë që këtë numër ta ngrisim edhe më lartë” ka shkruar Ronaldo në Facebook.

/Indeksonline/