75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 15 Shtator 2024 / Gj. Sh

Cristiano Ronaldo humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve, diagnostifikohet me infeksion…!

Cristiano Ronaldo është diagnostifikuar me një infeksion, dhe nuk do të udhëtoj me skuadrën e Al Nassr në Irak, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi saudit përmes një deklarate në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

“Kapiteni i Al Nassr , Cristiano Ronaldo nuk ndihej mirë sot dhe u diagnostikua me një infeksion viral.

Mjeku i ekipit konfirmoi se ai duhet të pushojë dhe të qëndrojë në shtëpi. Si rezultat, ai nuk do të udhëtojë me ekipin sot për në Irak. Ne i urojmë kapitenit tonë një shërim të shpejtë.”, thuhet në njoftimin e Al Nassr./IndeksOnline/