Cristiano Ronaldo i thotë vetes: Jam më i miri në histori
Cristiano Ronaldo vazhdon ta dashuroi në masë të madhe vetveten. Ylli portugez nuk ka kursyer lëvdatat për veten e tij asi arriti të fitoi Topin e pestë të Artë në karrierë. Në një intervistë për France Football, CR7 e quan veten si futbollistin më të mirë në histori.
“Unë jam dukshëm lojtari më i mirë në histori. Respektoj preferencat e të gjithëve, por kurrë nuk kam parë ndonjë më të mirë se unë. Luaj me të dy këmbët, jam i shpejtë, i fuqishëm, i mirë me kokë, shënoj shumë gola, bëj asiste. Ka të tillë që preferojnë Neymarin ose Messin, por unë ju them se nuk ka si unë” ka thënë Ronaldo./Indeksonline/