75 Mall Live Search
08:31 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / G T

Cristiano Ronaldo merr një çmim special në Portugali, e nis fjalimin me përshëndetje arabe “Salaam Alaikum”

Cristiano Ronaldo mbrëmë ka marrë një çmim special nga Federata e Futbollit e Portugalisë, “Prestige Globe”.

Fjalimin e tij, lojtari i Al Nassr e nisi me shprehje arabe “Salaam Alaikum”, që ka befasuar të gjithë të pranishmit, shkruan Indeksonline

“Mirëmbrëma, ‘Salaam Aleikum’. Kam trofe në shtëpi, por ky është i veçantë. U bëra nervoz duke menduar se çmimi i prestigjit do të thoshte fundi i karrierës sime, madje kërkova ndihmë. Por nuk është; është krenari pas 22 vjetësh përkushtim ndaj Portugalisë. Faleminderit shokëve të ekipit si Rui, Pepe, trajnerëve dhe brezave që kanë ndihmuar. 

“Do të vazhdoj të kontribuoj, duke luajtur edhe disa vite të tjera. Qëllimi ynë: të fitojmë ndeshjet e ardhshme, të synojmë Kupën e Botës hap pas hapi”, u shpreh Ronaldo

Kujtojmë që Portugalia dhe Ronaldo vitin e ardhshëm do synojnë Kupën e Botës, pasi vetëm ky trofe i mungon ish-lojtarit të Real Madridit./Indeksonline/