Cristiano Ronaldo nuk e beson dot: Nuk ka kuptim, ne ishim bashkë, ti sapo u martove…!

Cristiano Ronaldo, kapiteni i Kombëtares së Portugalisë ka reaguar në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të Diogo Jotas.
Jota ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pas një aksidenti me makinë dhe tashmë gjithë bota e sportit po reagon dhe po shprehin ngushëllime për këtë humbje të madhe, shkruan Indeksonline
Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh emocionues për vdekjen e bashkëkombëasit të tij.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë me Kombëtaren e Portugalisë. Ti u martove! Familjes tënde, gruas dhe fëmijëe të tu u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës.
“E di që do jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve”, shkruhet në mesazhin e Ronaldos
/Indeksonline/