23:47 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo, sherri i çuditshëm seksual me motrën e tij

Madrid. Sherr në familjen Ronaldo! Sulmuesi i Portugalisë siç raportohet në TV 7 Dias, është inatosur me motrën e tij, këngëtaren e muzikës pop Katia Aveiro pasi ajo ka kaluar një natë intime me të dashurin e saj në krevatin e Cristiano Ronaldos! Ish-i dashuri i Aveiros, lojtari i pokerit Claudio Coelho, ka rrëfyer në një spektakël portugez të quajtur “Shtëpia e sekreteve” se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Katian në dhomën e gjumit të Cristianos në shtëpinë që ndodhet në veri të Portos.

Krevati i yllit të Real Madrid i paska dhënë një shtysë më të madhe…Pasi më pas çifti është takuar edhe në vilën e Ronaldos në zonën La Finca të Madridit! Futbollisti i vitit thuhet ta ketë ndjekur deklaratën e Coelhos nga televizori. Mediet raportojnë se është shumë i nxehur m dhe ka ndërprerë kontaktin me motrën e tij. Katia më pas ka shkruar në ‘blogun’ e saj se ka disa vëllezër që nuk flasin me motrat. “Por falë zotit kjo nuk ndodh midis nesh,” vijon ajo.