Cristiano Ronaldos vetëm njëra dorë i kushton 740 mijë euro
Ai është një nga yjet më të paguar të sportit në botë dhe këtë e tregon edhe me epërsinë që ka në veshje dhe jetën luksoze që bën.
Po flasim për Cristiano Ronaldon, yllin e Juventusit. Ai u shfaq gjatë një konferencë në Dubai me 740 mijë euro bizhuteri në njërën dorë.

Konkretisht, sipas Daily Mail, Ronaldo mbante në dorë një orë Rolex që vlen 440 mijë euro. Kjo orë është e ndërtuar me ar të bardhë 18 karat dhe shumë diamante të vegjël.

Gjithashtu, ylli i futbollit mbante një unazë diamanti me vlerë 234 mijë euro në gishtin e mesit dhe me një unazë fejese me vlerë 60 mijë euro. /IndeksOnline/

