75 Mall Live Search
21:48 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Cristiano Ronalo fitoi çmimin “Globe Soccer”, te Al Nassr e presin me ëmbëlsirë

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo gjatë kësaj jave fitoi çmimin “Globe Soccer Awards” si golashënuesi më i mirë i vitit 2023.

Ronaldo gjatë vitit të kaluar arriti të shënonte 54 gola në të gjitha garat, me klubet si Manchester United, Al Nassr dhe Kombëtaren e Portugalisë, shkruan Indeksonline

Ylli portugez u rikthye në Arabinë Saudite te skuadra e Al Nassr dhe ai pranoi një dhuratë nga bashkëlojtarët e tij.

Te Al Nassr, Ronaldon e presin me torte, e ky i fundit as që e kishte idenë që do të ndodhte një gjë e tillë./Indeksonline/