75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cristo – ”CR7 i Real Madrid Castillas” që i tha jo Barçës

I ftuar për të luajtur në skuadër ndaj Melillas, sulmuesi i Real Madrid Castillas, Cristo Gonzalez mund të debutojë sonte në ”Santiago Bernabeu”.

Këtë, ai e kishte rastin ta bënte në ”Camp Nou”, por zgjodhi ta refuzojë skuadrën katalunase për të qëndruar te ”Los Blancos”.

Tani, sulmuesi i lindur në Tenerife është bërë Cristiano Ronaldo është Castillas pasi është golashënuesi i kryesor me 6 gola, teksa ka shënuar 4 në 5 ndeshjet e fundit.

Në skuadrën e Castillas, ku ai kishte luajtur më parë nën urdhrat e Santiago Solarit dhe tani me Manolo DIaz, Cristo ka luajtur si ”9-sh” fals, ku ka impresionuar, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që prej kur Reali e fitoi ”betejën” për Cristo, duke e mposhtur Barcelonën dhe Sevillan.

Real Madridi pagoi 750 mijë euro për shërbimet e tij, teksa në bazë të bonuseve, kjo shumë mund të rritet në 1 milionë euro.

Ai është duke vazhduar të rritet dhe zhvillohet te Castilla, teksa ai është i vetëdijshëm se mund të ketë mundësi te Solari.

Pas një fillimi të dobët sezonin e kaluar, Cristo ka shënuar 10 gola në gjysmën e dytë të sezonit./IndeksOnline/

Video thumbnail