75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Crowley mund ta kishte mposhtur Ocasio-Cortezin por kishte shumë vetëbesim

Kandidati i demokratëve, Joe Crowley kishte municion të madh kundër Alexandria Ocasio-Corezit por ai nuk dëshironte ta përdorte atë, shkruan New York Post.

Crowley, një politikan me karrierë të madhe cilësohej si pasardhësi përfekt i liderit Nancy Pelosi para se të pësonte humbjen fatale.

“Crowley kishte shumë gjëra që mund t’i kishte përdorur kundër Ocasio-Cortez por drejtuesit e kampanjës së tij vendosën që të pranojnë grushtet dhe të mos godasin.”, kanë shkruar reporterët Politico Jake Sherman dhe Ana Palmer në librin e tyre të ri “The Hill to Die On”.

“Nuk ishte që Crowley nuk dëshironte të bëhej i ndryrë por ai mendonte se do të ishte dobësi nëse do të bënte një garë të ngushtë kundër Ocasio-Cortez. Ai shihej si lideri i ardhshëm i demokratikëve, jo dikush që do të luftonte për rizgjedhje.”, shkruhej në librin e reporterëve.

Ocasio-Cortez fitoi zgjedhje tek demokratët dhe pastaj mposhti republikanin, Anthony Pappas në nëntor për t’u bërë femra më e re që shërben në Kongres.

Libri “The Hill To Die On: The Battle for Congress and the Future of Trump’s America” publikohet nesër./Indeksonline/