Crystal Palace jep informacione për gjendjen shëndetësore të Roy Hodgson

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, është sëmur gjatë seancës së sotme stervitore .
Ish-selektori i Anglisë aktualisht ndodhet në spital, ku po kryen disa analiza, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të klubit, gjendja shëndetësore e Roy Hodgson është stabile.
”Pas lajmeve se Roy Hodgson u sëmur gjatë seancës së sotme stërvitore, mund të konfirmojmë se ai tani është stabil dhe aktualisht po kalon analizat në spital. Të gjithë në klub i dërgojnë urimet më të mira Roy për një shërim të shpejtë.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/