Crystal Palace, “mace e zezë” për Manchester Cityn

Skuadra e Manchester City ka lëshuar pikë të mëdha në garën për titull të kampionit në Premier League.
Për herë të dytë këtë sezon, Pep Guardiola nuk arrin të thyej kundërshtarin e quajtur Crystal Palace. Kësaj radhe, dhuratë e madhe për Liverpool.
Gara për titull tashmë bëhet edhe më e zjarrtë. Me barazimin sot, City shkon në katër pikë para Liverpool, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
City numëron 70 pikë me 29 ndeshje të luajtura, derisa Liverpool me 28 ndeshje ka 66 pikë.
Manchester City patën sonte një mori rastesh të pastra për gol, por fati nuk ishte në anën e tyre. Kujtojmë se Liverpool dhe City kanë një ndeshje direkte për të luajtur. Mbetet të shihet kujt do t’i takojë titulli.