CSD në mbrojtje të Kosovës: Ndeshja ndaj Spanjës luhet me rregulla të FIFA-së

Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) garantoi që ndeshja Spanjë-Kosovë, e cila do të luhet më 31 në Seville për t’u kualifikuar për Kupën e Botës Katar 2022, do të zhvillohet në kushte të normalitetit absolut, pa nënkuptuar një njohje politike të Kosovës.
Presidentja e organizatës, Irene Lozano, tha se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës do të zhvillohet me rregullat e FIFA-s.
“Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova. Kjo është një nga virtytet më të mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër”, ka thënë Lozano
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet më 31 mars, e vlefshme për parakualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Para Spanjës, Kosova duhet ta ketë mendjen te ndeshja e parë ndaj Suedinë – që zhvillohet më 28 mars në ‘Fadil Vokrri’./IndeksOnline/