75 Mall Live Search
20:14 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / Gj Sh

CSKA nis bisedimet me Dellovën për kontartën e re, i ofron edhe pasaportën bullgare

Skuadra bullgare, Ceska Sofia po bën përpjekje maksimale për ta blinduar yllin e Kosovës, Lumbardh Dellova.

Mbrojtësi 26-vjeçar po kalon sezonin e dytë në Bullhgari, ku po kalon një formë të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton mediumi bullgar “Tema Sport”, Ceska ka nisur negociatat me Dellovën për vazhdimin e kontratës.

Ata i kanë ofruar mbrojtësit ”Dardanë” edhe pasaportën bullgare dhe një kontratë të re deri në vitin 2029.

Dellova me kontratën e re do të paguhet afro 30 mijë euro për muaj.

Po ashtu, Ceska do të vendos një klauzol lirimi prej 1.5 milionë euro për shitjen e yllit kosovar./IndeksOnline/