Çka tregojnë zënkat në çift për lidhjen tuaj?
Kur je në një lidhje, zënkat janë të pashmangshme. Por nëse këto bëhen gjithnjë e më të shpeshta është e natyrshme ta pyesni veten nëse lidhja ka arritur fundin.
Përpara se të përhapni panik dhe të mendoni se marrëdhënia juaj ka mbaruar vetëm sepse në 1 javë jeni zënë më shumë se dy herë, mësoni diçka: është krejtësisht normale të keni mospërputhje argumentesh me partnerin tuaj.
Frekuencat e konflikteve nuk kanë një formulë të saktë. Disa çifte zihen më shumë se të tjerët, por kjo s’do të thotë që s’bëjnë për njëri-tjetrin.
Zënkat tregojnë se ju shfaqni interes për këtë lidhje, por sigurisht duhet të jenë të shëndetshme. Si ta kuptoni këtë?
Si konfliktoheni?
E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ziheni. Nëse edhe gjatë zënkës tregoheni të respektueshëm, është OK. E mira është të mos kalojë në sulm personal. Kujtoni që gjithçka bëhet për të mirën e të dyve.
- I përfundoni zënkat tuaja?
Si pajtoheni ti dhe partneri juaj ka gjithashtu rëndësi. Çiftet që ja dalin të pajtohen me paqe dhe dashuri bëhen edhe më të lidhur me njëri tjetrin.
- Je ndjerë ndonjëherë e kërcënuar?
Nëse gjatë një sherri, partneri ju ka bërë të ndiheni fizikisht apo psikologjikisht të pasigurta, kujdes! Zënkat janë të shëndetshme për aq kohë sa ju ndiheni e sigurt dhe jo e kërcënuar.