23:56 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Cuadrado turpëron Ronaldon gjatë stërvitjes

Zakonisht jemi mësuar të shohim Cristiano Ronaldon teksa jep spektakël në fushën e lojës me numrat e tij duke u tallur shpesh me kundërshtarët që ka përballë.

Por portugezi e ka pësuar sot në stërvitjen e Juventusit, kur është tallur nga Cuadado e më pas të gjithë shokët e skuadrës.

Gjatë ushtrimit me kuadrat me një takim, Ronaldo e pa veten teksa përfundonte në qendër bashkë me Pjanic e Duglas Costa.

Por të tre e kishin të vështirë që të rifitonin topin në këtë ushtrim me një takim, edhe pse ndiqnin sferën me shpejtësi. Portugezi atëherë u mundua që me rrëshqitje që të hiqte topin nga këmbët e Cuadrados.

Por kolumbiani i bëri atij “lugën” duke evituar ndërhyrjen e portugezit mes brohoritjeve të shokëve të skuadrës të cilët e festuan si të ishte gol këtë veprim të Cuadrados.