Cubarsi ka një mesazh për tifozët e Barcelonës pas humbjes nga Atletiko Madrid

Skuadra e Barcelonës po kalon në një formë jo të mirë në ndeshjet e fundit.
Katalanasit mbrëmë pësuan humbje në derbin ndaj Atletiko Madridit, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, futbollisti Pau Cubarsi ka kërkkuar nga tifozët e Barcelonës ti përkrahin në këto ditë të vështira.
“Kërkoj nga tifozët e Barcelonës që të jenë me ne në këto momente të vështira. Do të shihni se ka shumë momente të lumtura që do të vijnë këtë sezon. Liga është shumë e gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Cubarsi./IndeksOnline/