75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Cucurella bën agjentin, inkurajon Nico Williamsin të nënshkruaj me Chelsean

Kombëtarja e Spanjës të premten do të luaj ndeshjen ndaj Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024.

Një nga futbollistët më të përfolur gjatë Kampionatit Europian, Cucurella ka folur para ndeshjes me nikoqirin, shkruan Indeksonline

“Jam i lumtur me vetën time, sepse po fliten gjëra pozitive. Ka qenë një sezon i vështirë për mua, por kam bërë shumë mirë dhe tani po përpiqem t’i ndihmojë ekipit”, u shpreh Cucu.

Nico Williams është një tjetër emër që po flitet shumë gjatë këtyre ditëve. Lojtari i Bilbaos ka bërë paraqitje fantastike dhe tashmë ka në tavolinë oferta nga top-klubet e Europës.

Cucurella thotë se dëshiron ta ketë në skuadër yllin e Spanjës.

“Në Barcelona? Do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm, por gjithçka varet nga ai. Unë do e inkurajoja atë që të nënshkruante me Chelsean. Por gjithçka në fund varet vetëm nga ai”, vazhdoi tutje lojtari spanjoll

Spanjë – Gjermani zhvillohet të premten nga ora 18:00./Indeksonline/