Çudi shqiptare, në Vlorë vidhet kablloja që do të ndriçonte qytetin për festa
Me rastin e festave të fundvitit në Vlorë është vjedhur kabulli elektrik që duhej të ndricohente qytetin në Lungomare.
Për pasojë e tëra zona në hyrje të shëtitores bregdetare është në errësirë të plotë.
Raportohet se janë dëmtuar edhe elementët e dekorit festiv në këtë zonë, ndërsa Bashkia e Vlorës, që sapo e kishte vendosur dekorin festiv, ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë.
Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të vjedhjes.
Pas ngjarjes bashkia u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë qytetari, megjithëse akti i shëmtuar është kryer, duke lënë pa drita një nga shëtitoret më të frekuentuara në qytetin bregdetar.