Çuditet Raphinha, tifozët ia kërkuan fashat e dorës pas fitores ndaj Atletico Madridit

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore mbrëmë 1:0 ndaj Atletico Madridit (5:4 rezultati i përgjithshëm) duke siguruar finalen e Copa del Rey.
Pas ndeshjes, Raphinha takoi disa tifozë të klubit katalunas, shkruan Indeksonline
Ai u çudit kur ata po ia kërkonin fashat e dorës.
“Çfarë? Këtë e doni?”, ishte reagimi i sulmuesit të Kombëtares së Brazilit.
Sigurisht që Raphinha nuk hezitoi dhe ia dha dy tifozëve fashat e dorës. Kurse fanellën, lojtari i Barcelonës ia dha Rodrigo De Paulit, rivalit të tij./Indeksonline/
La reacción de Raphinha cuando un aficionado le ha pedido su vendaje 🤣 pic.twitter.com/TfSBcUhSzJ
— Jeff (@JeffFcb14) April 3, 2025