Cufaj dorëzon detyrën e ambasadorit në Gjermani, e pret një befasi e madhe

Ambasadori i Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj ka njoftuar se sot ka dorëzuar detyrën.
Në këtë ditë, ai tregoi që ishte në një darkë nderi si mysafir i Rrjetit të Bizneveseve Shqiptare në Gjermani, shkruan Indeksonline.
“Një befasi dhe kënaqësi njëkohësisht! Me rastin e dorëzimit të detyrës si Ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin isha mysafir i Rrjetit të Bizneveseve Shqiptare në Gjermani në darkë nderi Organizuar nga Kryetari Mustafë Abazi dhe anëtarët e kryesisë Mahiri, Burimi, Bujari, Artoni, Hysi dhe Fatos Xhafolli! Respekt!“, ka shkruar ai në Facebook.