Cufaj e jep lajmin e madh: Jemi afër njohjes reciproke të patentshoferëve në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj po vazhdon takimet e tij në funksion të arrtijes së marrëveshjes për njohje të patentshoferëve, transmeton “Indeksonline”.
Në këtë drejtim, sot ai ka takuar Guido Zielke, Drejtorin e Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.
“Jemi afër njohjes reciproke të Patentshoferëve”, ka shkruar Cufaj.
Postimi i Cufajt:
Takim Pune me z. Guido Zielke, Drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.
Jemi afër njohjes reciproke të Patentshoferëve!