CureVac merr edhe 75 milionë euro, për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19

Ndërmarrja gjermane bioteknike CureVac, e cila po zhvillon një vaksinë të mundshme COVID-19, ka siguruar një kredi prej 75 milion eurosh (85 milion dollarë) nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për të rritur kapacitetin e saj prodhues, shkruan Indeksonline.
“Paratë janë për të ndihmuar kompaninë që të përfundojë një strukturë prodhimi dhe të mbështesë zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine.
E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund situatës dramatike me të cilën po përballet bota pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 do të ishte një vaksinë e sigurt dhe efektive”, theksoi EIB në një njoftim për shtyp.
Financimi do të sigurohet në tre këste prej 25 milion euro./Indeksonline/