75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Curri: Ballkani ka stërvit para një muaji

Ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se Ballkani ka stërvitur qe një muaj duke i shkelur rregullat.

Në emisionin “Sports Show” ai ka thënë se skuadra nga Suhareka ka stërvitur në grupe jashtë stadiumit.

Ne kemi informacione se skuadra e Ballkanit ka stërvitur qe një muaj. Ata kanë stërvitur jashtë stadiumit duke u mbrojtur që të mos kapen nga kamerat”, ka thënë Curri.

Ai ka thënë se skuadra e Prishtinës ka vrapuar në grupe të vogla derisa nuk ka kryer stërvitje. /IndeksOnline/