Curry shkruan historinë në fitoren e ”Luftëtarëve”
Stephen Curry është bërë vetëm lojtari i pestë në historinë e Golden State Warriors që ka arritur në shifrën e 15 mijë pikëve në sezone të rregullta, pas fitores së kampionit të NBA ndaj Memphis Grizzlies.
Curry, kështu, i bashkohet Wilt Chamberlain, Rick Barry, Paul Arizin dhe Chris Mullin në këtë listë, pas fitores së djeshme, 110-93.
Dy herë ”MVP” i sezonit në NBA, shënoi 20 pikë dhe bëri 8 kërcime për ta ndihmuar Warriors të fitojnë në Oakland, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa, Kevin Duran shënoi plotë 23 pikë për t’u vendosur në vendin e 33-të në listën e top-koshashënuesve të të gjitha kohërave.

Nga ana tjetër, Milwaukee Bucks triumfoi ndaj Detroit Pistons me rezultat, 107-104 falë paraqitjes mbresëlënëse mbrëmë.
Këto janë rezultatet komplete nga ndeshjet e fundit:
Milwaukee Bucks 107-104 Detroit Pistons
Phoenix Suns 128-110 New York Knicks
Minnesota Timberwolves 132-105 Sacramento Kings
Houston Rockets 102-97 Utah Jazz
San Antonio Spurs 123-96 Philadelphia 76ers
Oklahoma City Thunder 121-96 Chicago Bulls
Portland Trail Blazers 131-127 Los Angeles Clippers
Golden State Warriors 110-93 Memphis Grizzlies./IndeksOnline/