Curry shpërthen me 46 pikë – Golden State triumfojnë ndaj Memphis

Golden State Warriors kanë marrë fitoren e radhës.
Skuadra e Golden State Warriors ka shfrytëzuar për mrekulli formën e mahnitshme të Steph Curry për të marrë fitoren e radhës ndaj Memphis.
GSW fituan me rezultatin 113:104, në një ndeshje ku ishin të saktë plot 19 herë nga distanca për tri pikë.
Nga këto 19 tentime të sakta, tetë erdhën nga lojtari me më së shumti trepikësha në histori të NBA, Steph Curry.
Curry kontribuoi në total me 46 pikë, derisa shtoi edhe dy topa të vjedhur në fazën e mbrojtjes.
Kjo ndeshje vetëm sa konfirmon formën e mirë të skuadrës së Golden State dhe shtynë Curry në garën për MVP ku janë edhe Kevin Durant e DeMar DeRozan.