08:02 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Curry s’ka të ndalur, tjetër paraqitje e mirë në fitoren e Golden State

Skuadra e Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës në NBA, duke mposhtur 107-96 ekipin e Philadelphia 76ers.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte Steph Curry, i cili po vazhdon në çdo ndeshje të bëjë paraqitje fantastike, shkruan IndeksOnline

Amerikani realizoi 49 pikë, bëri 3 kërcime dhe 5 asiste.

Te skuadra e Philadelphia, lojtari i ndeshjes ishte Embiid. Ai realizoi 28 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime.

Derbin ndërmjet, Los Angeles Lakers dhe Utah Jazz e fitoi kjo e fundit me rezultat 97-111./IndeksOnline/