Cutrone, zbulon komentet fyese të tifozëve të Milanit
Ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, është sulmuar pamëshirshëm nga tifozët rosonerë pas ndeshjes Milan – Fiorentina.
Cutrone fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje me Romangolin, ku më shumë duket si simulim, shkruan Indeksonline.
Përveç këtij rasti, sulmuesi italian festoi si i çmendur ku nga penalltia e fituar erdhi edhe barazimi.
Tifozët e Milanit e kanë sulmuar lojtarin në rrjetet sociale, madje duke dëshiruar të infektohet me koronavirusin.
“Të marrtë koronavirusi ty dhe familjen! Morrq!“, ishte njëri nga komentet që vetë lojtari e ka shpërndarë në Instagram.
“Astori vdiq keq…! Dëshiroj sa më shpejt ta shoqërosh! Kopil famëkeq!”, ka qenë njëri nga shkrimet e tifozëve. /IndeksOnline/