75 Mall Live Search
19:14 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Cyrihu lejon Kolollin dhe Kryeziun të luajnë në ndeshjen kundër Moldavisë por jo me Greqinë

Skuadra e Cyrih ju ka dhënë leje dy futbollistëve kosovarë, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu që të paraqiten në ndeshjen kundër Moldavisë që zhvillohet në Itali, por ata nuk do të mund të paraqiten kundër Greqisë që zhvillohet në Prishtinë.

Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur, Arlind Sadiku, transmeton Indeksonline.

Kosova në këto dy ndeshje do të jetë edhe pa yllin e kombëtares, Milot Rashica i cili nuk po lejohet nga skuadra e Bremen.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet të ketë “kokëqarje” në grumbullin e futbollistëve./Indeksonline/