08:07 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / FR

Cyril Ramaphosa rizgjedhet president i Afrikës së Jugut

Parlamenti i Afrikës së Jugut ka rizgjedhur Cyril Ramaphosa si president të vendit, pas një marrëveshjeje historike të koalicionit midis Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) në pushtet dhe partive opozitare.

Qeveria e re e unitetit kombëtar kombinon ANC-në e Ramaphosan, Aleancën Demokratike (DA) të qendrës së djathtë dhe parti më të vogla, raporton BBC.

Në fjalimin e tij të fitores, Ramaphosa përshëndeti koalicionin e ri dhe tha se votuesit prisnin që liderët “të vepronin dhe të punonin së bashku për të mirën e të gjithëve në vendin tonë”.