Dështon transferimi i Gundogan te Barcelona!

Skuadra e Manchester Cityt ka ngjallur dyshime për të ardhmen e Ilkay Gundogan.
Ditë më parë është raportuar se mesfushori gjerman nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Barcelonës, pasi ka një marrëveshje mes palëve, shkruan IndeksOnline.
Por ditën e sotme faqja zyrtare e Manchester Cityt në gjuhën spanjolle, ka bërë një postim të quditshëm, i cili është fshirë vetëm pas disa minutave.
Në faqen spanjolle të “Cityzens” në Twitter është publikuar një foto e Ilkay Gündogan-it, i veshur me fanellën e sezonit të ardhshëm të Manchester Cityt, shoqëruar me mesazhin e mëposhtëm: “Çfarë fanelle!”.
Komentues të shumtë vërshuan faqen duke reaguar ndaj këtij postimi, i cili u fshi disa minuta më vonë.
Por arsyeja kryesore pse është shpërndarë ajo fotografi besohet të jetë kontrata e Gundogan, e cila skadon më 30 qershor, dhe klubi i tij aktual vazhdon të ketë fuqinë për ta zgjedhur atë për një fushatë marketingu./IndeksOnline/