75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

D.u.d.a vazhdon ‘përleshjet’ me Unikkatil

Ditë më parë reperi i njohur, Unikkatil mbajt koncert në qytetin e Gjilanit.

Ky fakt i kishte penguar reperit tjetër që vjen nga ky qytet, D.U.D.A, i cili në disa postime në rrjetet sociale kishte thënë se Unikkatilit do t’i ndalohet hyrja në Gjilan, madje duke ofenduar dhe kërcënuar reperin, shkruan Indeksonlie.

Pavarësisht kësaj, Unikkatil mbajti koncertin e planifikuar i cili kaloj pa asnjë incident.

Ndërsa, tani pas kanë kaluar disa ditë, ishte D.U.D.A i cili ka reaguar përsëri lidhur me koncertin e mbajtur.

D.U.D.A ka publikuae një video nga koncerti i Unikkatilit, teksa shkruan “PizzaMan ti je frikacak Gilan Gi aty krejt sigurim jon”.

Kujtojmë që gjatë koncertit Unikkatil në një moment gjatë performancës e kishte quajtur reperin D.U.D.A me emrin skrraj./Indeksonline/