Dashuritë dhe ndarjet e “bujshme” të showbizit që ndezën rrjetin

Bota e showbiz-it nuk njihet vetëm për talentin dhe suksesin e artistëve, por edhe për jetën e tyre private, e cila shpesh bëhet më e komentuar se vetë puna e tyre.
Dashuritë, ndarjet dhe skandalet e të famshmëve janë bërë “karburanti” i rrjeteve sociale, që çdo ditë kërkojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, shkruan Indeksonline.
Nga çiftet e njohura shqiptare si Princ Leka e Elia Zaharia, deri te yje botërore si Kim Kardashian dhe Kanye West apo Shakira dhe Gerard Piqué, jeta private e tyre kthehet shpesh në spektakël publik.
Publiku është i etur për detaje nga fotot e përbashkëta te komentet romantike në Instagram.
Shembuj të tillë janë marrëdhëniet mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, që u kthye në një nga historitë më të përfolura të showbiz-it shqiptar, madje edhe në një “serial” të ndjekur nga publiku. Në arenën ndërkombëtare, dashuri si ajo komentohet marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Kur dashuritë marrin fund, vëmendja është po e njëjtë. Shembull Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdon të jetë ndër më të komentuarat e dekadës. Çdo detaj, çdo status apo reagim komentohet ng fansat, duke e kthyer ndarjen në një dramë publike./Indeksonline/