75 Mall Live Search
17:54 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / G T

Da Costa përforcimi më i ri i Suharekës, nuk ndalen të “verdhët”

Skuadra e Suharekës që do bëjë gara në Superligë për sezonin e ri 2024/25 ka bërë një tjetër blerje.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Patrick Da Costa që ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin e verdhë, shkruan Indeksonline

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubit tonë me kontratë 2vjeçare me mundësi vazhdimi.

“27 vjeçari viteve të fundit vazhdimisht ishte shpallur futbollisti më i mirë në ligë duke shënuar shumë gola e dhuruar asiste për bashkëlojtarët ku vetëm edicionin e fundit nga 29 paraqitje shënoi plot 27 gola, një transferim tejet i rëndësishëm për klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit

Futbollisti portugez me nënshtetësi Zvicerane vie nga kampionatet e Zvicrrës ku karrierën e ka zhvilluar në skuadra si ; SV Höngg, FC Linth 04, FC Zurich e së fundmi SC YF Juventus./Indeksonline/