DaBaby që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, ka vlerë marramendëse

Reperi me famë botërore, DaBaby ka qenë në Kosovë ku ka performuar në një diskotekë.
Në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një video ku ka bërë me dije se i ka humbur vathi i diamantit.
Gjithashtu zbuloi se vlera e tij kap vlerën e 83 mijë dollarëve.

Edhe në Twitter bëri një pyetje drejtuar fansave të tij.
“Ndonjëri në Greqi, Paris apo Kosovë e ka parë vathin tim me diamant?”, shkroi ai pasi këto 3 shtete ishin të fundit që i ka vizituar dhe ku “dyshon” se i ka humbur./Indeksonline/
